6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Siri, 6 të vdekur nga sulmi me bombë në Jarabulus

Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë u plagosën në sulmin me bombë që ndodhi në rajonin e Jarabulusit, në veri të Sirisë.

Mediat lokale theksojnë se sulmi në Jarabulus, të cilin pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) me mbështetje të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) e çliruan nga organizata terroriste DEASH, është kryer me ndihmë të autobombës në të cilën ishte montuar bomba. Objektivi ishte pika kontrolluese policore.

Gjashtë persona e humbën jetën në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë dhe gra. Në mesin e të plagosurve tre janë në gjendje të rëndë. Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Burimet lokale të sigurisë thonë se ka mundësi që sulmin ta kenë kryer anëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK, transmeton Anadolu Agency.

Të martën afër stacionit policor në Al Bab është kryer një sulm me bombë në të cilin humbi jetën një person ndërsa pesë të tjerë u plagosën.

Më Shumë

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Bashkimi udhëton sonte në Prishtinë

Sonte zhvillohet dueli i fundit i xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar. Në kryeqytet Prishtina e pret Bashkimin, në një sfidë që pritet të...

Lajmet e Fundit