10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Lëshohet urdhërarrest ndaj të dyshuarit që sulmoi me sëpatë punëtorin e KEDS-it në Prizren

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ishte paraparë të mbahej shqyrtimi gjyqësor kundër N P., i cili akuzohet për sulm ndaj zyrtarëve të KEDS-it, por seanca është shtyrë, sepse i akuzuari nuk është paraqitur në gjykatë.

Gjyqtarja e rastit, Teuta Krusha, pasi ka konstatuar prezencën e prokurorit Beqë Shala, tutje ka thënë se i akuzuari është ftuar në mënyrë të rregullt, dhe mungesën e tij nuk e ka arsyetuar.

Gjyqtarja Krusha, në mungesë të kushteve ligjore, ka shtyrë seancën për 19 mars 2018, në ora 13:30, ndërsa për të akuzuarin ka lëshuar urdhërarrest për sigurimin e prezencës së tij, në seancën e radhës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 25 janar 2017, ka ngritur aktakuzë ndaj N. P., me të cilën e akuzon se i njëjti më 10 tetor 2016, me anë të sëpatës ka sulmuar zyrtarët e KEDS-it, të cilët kishin shkuar në lokalin e tij për të verifikuar lidhjen ilegale të rrymës.

Sipas aktakuzës, në vendngjarje kanë shkuar katër zyrtarë, dy prej tyre kanë hyrë brenda në lokal, ndërsa dy të tjerët kanë qëndruar jashtë në oborr, e të cilët më pas janë sulmuar nga i akuzuari me sëpatë dhe grushte.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari fillimisht kishte sulmuar zyrtarët me sëpatë, por i dëmtuari Agron Abdullahu ka arritur t’ia largojë sëpatën nga dora, më pas i akuzuari kishte sulmuar atë dhe kolegun e tij Bekim Gashin me grushte duke u shkaktuar atyre lëndime të lehta trupore.

Sipas organit të akuzës, N. P. me veprimet e tij ka kryer veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe i njëjti rrezikon të dënohet me burgim deri në tre vjet./betimiper drejtesi/

Më Shumë

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në La Liga, teksa ka realizuar gol në sfidën Cadiz – Mallorca. Vetëm 12 minuta iu deshën sulmuesit kosovar për...

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Lajmet e Fundit