Asfalt për vota!

Prizreni9-18Kryetarët aktualë të disa komunave të Kosovës, të cilët garojnë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, kanë ndezur “motorët” ditëve të fundit në realizimin e projekteve infrastrukturore edhe në viset më rurale, duke synuar kështu marrjen e “kokrrave” të këtyre banorëve.

Shumë projekte që nuk janë realizuar për më shumë se tre vjet mandat të këtyre kryetarëve, kanë filluar të realizohen një muaj e gjysmë para organizimit të zgjedhjeve lokale, shkruan Zëri.

Vetëm gjatë ditës së hënë (16 shtator 2013), Komuna e Prizrenit që udhëhiqet nga Ramadan Muja, ka përzgjedhur shtatë kompani për realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore, përkatësisht rrugë, ujësjellës dhe kanalizim, etj.

Për shkak të rëndësisë që ka kjo komunë për partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, të cilën madje e ka quajtur ky i fundit si Jerusalem i PDK-së, Qeveria është treguar shumë “dorëlirë” në aprovimin e projektit për Prizrenin.

Në ueb faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik(KRRPP) janë publikuar fituesit e tenderëve publikë të komunës që udhëhiqet aktualisht nga Ramadan Muja, i cili po ashtu është kandidat i PDK-së për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Më Shumë

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit