Muzikanti i pafundësisë së tingujve

Joe Sanders bën më të mirën e mundshme që në mënyrë të vazhdueshme të jetë kreativ me secilën notë që luan. Nuk i pëlqen të jetë strikt, prandaj edhe nga klasikja ka kaluar në jazz.

Njihet si muzikant i cili asnjëherë nuk e ndjek të njëjtën rrugë, por më shumë eksploron me ritmin, melodinë dhe mëton të dëshmojë mundësitë e pafundme që ofron muzika. Liria në skenë për të është shumë e rëndësishme, shkruan Koha Ditore.

Mundësia për të improvizuar mbi një bazë të cilën e krijon paraprakisht është si një lloj kornize, por që brenda saj mundësitë për të marrë drejtime të tjera nuk kanë limit. Sanders, i cili cilësohet si një prej kontrabasistëve më të mirë të gjeneratës së re në Amerikë, e vizitoi Kosovën.

Ai u bë pjesë e edicionit të parë të “Prishtina Winter Jazz Week”. Prezantoi projektin e tij “Infinity”. Në skenë u ngjit me Philip Dizack në trumbetë, Gregory Hutchinson në bateri dhe Marko Çrnçec në piano. Titulli i projektit në fakt zbërthen qasjen e tij ndaj muzikës: ai është muzikanti që dëshmon pafundësinë e tingujve.

Eksplorimi i kufijve

Në historinë e jazzit, Joe Sanders është emër i njohur. I pari, Joseph L. “Joe” Sanders, ishte jazz-pianisti vokalist i cili jetoi prej vitit 1896 deri më 1965. Emri i tij dhe krijimtaria artistike vazhdojnë tash me një tjetër Joe Sanders. Edhe ky i fundit tashmë ka krijuar karrierë të veten..

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit