6.2 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Panucci nuk e fton Memushajn

Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci do ta publikojë të premten listën e lojtarëve kuqezinj, që do t’i ketë të gatshëm për miqësoren e 26 marsit në “Elbasan Arena” ndaj Norvegjisë. Megjithatë, ftesat përkatëse kanë ditë që janë nisur në klubet respektive, të atyre që do të jenë pjesë e kombëtares për këtë test miqësor.

Është Benevento, që militon në Serie A, e cila ka zbardhur “mungesën” e parë të titullarëve të përhershëm, pikërisht të Ledian Memushajt. Vlonjati nuk është ftuar nga Panucci për këtë miqësore, ndërsa bashkëlojtari tjetër, Berat Gjimshiti, po. Mesfushori vlonjat 31-vjeçar nuk është i dëmtuar, si Amir Sbrashi, fjala vjen,  por mungesa e aktivizimit me Beneventon ka bërë që të humbasë edhe rolin e të padiskutueshmit në kombëtare.

Memushaj e ka humbur pozicionin e titullarit edhe në planet e trajnerit De Zerbi, ndryshe nga mbrojtësi ynë kuqezi, Berat Gjimshiti, që është lojtar fiks. Në gjithë këtë kampionat, Memushaj është aktivizuar në 17 ndeshje, por si kohë të plotë ka 1261 minuta lojë. Përveç minutave të pakta, Panucci kërkon edhe të rinojë Kombëtaren, pasi Memushaj është 31 vjeç dhe nëse ekipi kualifikohet në Euro 2020, ai do të ishte 33 vjeç.

Trajneri italian e ka përmendur moshën gjatë interviste të tijën me kapitenin Ansi Agolli. Në mënyrë indirekte, ai ka lënë të kuptohet se edhe mosha është një kriter, nisur edhe nga minutat që luan me ekipin përkatës

Më Shumë

Totaj priti drejtuesit e KBI-së në Prizren, rikonfirmohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Valon ef. Ibrahimi, kryeimamin...

Hapen regjistrimet për turneun Alley-Oop në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për turneun Alley-Oop 3x3, i cili do të zhvillohet më 31 janar 2025...

Lajmet e Fundit