Ancelotti flet për duelin e dy ish klubeve të tij

Carlo Ancelotti, një prej trajnerëve më të mirë të tri dekadave të fundit në futbollin evropian, ka parashikuar duelin mes Juventusit dhe Real Madridit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.Ish trajneri i “Bianconerëve” dhe “Los Blancos” pret një ballafaqim të fortë në fazën tjetër të garës.

Por, ai beson se skuadra italiane do të jetë e vetëdijshme për atë që duhet bërë në dy ndeshjet ndaj Real Madridit.“Ky Juventus është ndryshe nga ai i humbjes 4:1 në finalen e Cardiffit në sezonin e kaluar. Është më i fortë dhe më i vetëdijshëm për forcën e tij. Allegri e di se çfarë duhet të bëjë, në Wembley ndaj Tottenhamit ka zhvilluar lojën perfekte”, deklaroi Ancelotti për “Corriere dello Sport”.“Juventus nuk ka pranuar gol nga 30 dhjetori i kaluar, ka mbrojtjen më të mirë në Serie A, por të mbështetet vetëm tek mbrojtja për ta eliminuar kampionin e Evropës nuk mjafton”, u shpreh ai.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit