Zidane reagon rreth shortit dhe kundërshtarit

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka reaguar rreth shortit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe faktit që për kundërshtar ka njërin prej ekipeve më të fuqishme në Evropë.

Zidane, i cili është i njohur për faktin se pikërisht si lojtar ka fituar trofe të shumtë dhe ka shënuar gola edhe në gara ndërkombëtare edhe për Juventusin edhe për Real Madridin, foli edhe për gjasat procentuale të ekipit të tij në këtë duel.

Zinedine Zidane është i pakënaqur me shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Real Madridit ka thënë se nuk kishte dëshiruar të takohej me Juventusin në fazën tjetër të garës.

“Juventus është ekip i fortë, njësoj si në edicionin e kaluar. Është një ekip sfidues. Do të jetë e vështirë, kemi 50% të mundësisë së kualifikimit”, deklaroi Zidane në konferencë për media.

“Juventus ishte ekip i rëndësishëm në karrierën time si futbollist. Do të më pëlqente t’i shmangeshim Juventusin por shorti na caktoi si kundërshtarë”, u shpreh ai.

Më Shumë

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit