10.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

E varrosën babanë me nderime, të afërmit shokohen pas telefonatës nga Berlini

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Turqi, ku fëmijët e të afërmit e një 78-vjeçari që kishte humbur jetën në Berlin të Gjermanisë u shokuan pasi një telefonatë u tha se në fakt, personi që ata kishin varrosur nuk ishte babai i tyre.

Gjatë transportit për Turqi, trupat e dy turqve që kishin vdekur në Berlin ishin ngatërruar me njëri-tjetrin.

78 vjeçari Halis Cesurun kishte ndërruar jetë në Berlin më 9 mars dhe ishte sjellë në fshatin e tij të lindjes Alpaslan, në Turqi. Pas varrosjes së të ndjerit me nderime, një telefonues nga Berlini i tha të birit, Adnan Cesur, se personi që ata kishin varrosur nuk ishte i ati, por 83-vjeçari Raif Yuksel, transmeton klantv.

Ndërkohë, në vendlindjen e Yukselit, në Eskisehir, ishte dërguar trupi i Cesurit. Me gjithë shokun e përjetuar pas telefonatës, të afërmit lajmëruan autoritetet, të cilat bënë zhvarrosjen e trupit të pajetë. Më pas u bë edhe shkëmbimi mes të afërmve dhe më në fund, trupat e dy të moshuarve tashmë janë varrosur në vendlindjet e tyre

Më Shumë

Suhareka nderon Yllin me Simbol të Komunës

Komuna e Suharekës ka vlerësuar klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli, duke i ndarë Simbolin e Komunës si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij...

Fury rikthehet në ring me fitore, rrah Makhmudovin

Tyson Fury është rikthyer me stil në ring, duke mposhtur bindshëm Arslanbek Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel ku britaniku kontrolloi...

Lajmet e Fundit