4.8 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Rahoveci e fiton ndeshjen e stinorit

Ndeshja më e përfolur e javëve të fundit në basketbollin kosovar, ajo ndërmet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit, i ka takuar skuadrës “vendëse” me shifrat 97:73. Derisa pjesa e parë ishte shumë e barabartë dhe përfundoi me vetëm dy pikë epërsi për “Vreshtarët” (47:45), pas pushimit Rahoveci ishte dukshëm skuadër më e mirë dhe arriti të fitojë me rezultat bindës.

Mark Williams me 23, Arti Hajdari (21), Tyler Deihl (20), Mustaf Merovci (15) e Muhamed Hasani (12) ishin basketbollistët që patën pikë dyshifrore te skuadra e trajnerit Bujar Loci.

Në anën tjetër, Michael Harmon me 17, Leonard Mekaj e Dragan Sekelja me nga 15 dhe Artijn Gashi me 12 pikë ishin më të dalluarit te Golden Eagle Ylli.

Këto dy skuadra po luftojnë me ngulm për pozitën e tretë dhe pas kësaj fitore Rahoveci është shumë më afër qëllimit, pasi aktualisht i kanë nga 36 pikë, por në ndeshjet e drejtpërdrejta ka bilanc 3:1. Ndeshja u zhvillua në Gjakovë, pasi Rahoveci nuk ka palestër.

Më Shumë

Tragjedia në Malishevë: Dy vëllezër të vdekur në Gollubovc

Një vrasje e dyshimtë ka ndodhur sot në fshatin Gollbovc të Malishevës. Klankosova.tv ka mësuar se të vdekur janë dy persona, dhe të dy janë...

Fishekzjarrë e tupana, mbështetësit e PDK-së e ‘kallin’ Prizrenin

Me rezultatet aktuale, Shaqir Totaj i PDK-së po prin bindshëm ndaj kundërkandidatit të tij Artan Abrashi të Vetëvendosjes. Në këtë komunë ka shkuar edhe kryetari...

Lajmet e Fundit