Facebook e mbyll javën me 58 miliardë dollarë humbje

Facebook ka përfunduar këtë javë me 58 miliardë dollarë humbje, pas skandalit për përdorimin e të dhënave, transmeton BBC.

Themeluesi i këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg, ka kërkuar falje për përdorimin e të dhënave personale që ka prekur 50 milionë përdorues.

Ndërkohë në këtë rrjet social shumë persona e biznese kanë nisur fushatën për fshirjen e llogarive në Facebook. (#deletefacebook).

Reklamuesit si Mozilla apo Commerzbank kanë pezulluar reklamat e tyre në këtë platformë.

Të premten, biznismeni Elon Musk ka mbyllur llogaritë zyrtare të kompanive të tij Tesla dhe SpaceX në Facebook.

Cambridge Analytica, firmë politike konsulente, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet për përdorimin e të dhënave të 50 milionë anëtarëve të Facebook-ut, për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit