Paratë e sheikëve në poker me dosta meraklinj, Neymar nga pak thyen edhe ligjin

Futbollisti brazilian i klubit Paris Saint-Germain, Neymar, kërkoi para disa ditëve një rritje astronomike të pagës nga pronarët e klubit parisien. Sheikët nga Katari, që janë pronarë të klubit, tash e kanë një ide se për çka i duhen Neymarit më shumë para.

Në kohën derisa po rehabilitohet nga lëndimi, Neymar për qejf, e luajti një parti poker me shokët e tij dhe fotot e videot i postoi në Instagram.

Përveç faktit që fitoi në lojën e pokerit, postimet e Neymar u përfolën shumë edhe për shkak se një prej lojtarëve të pokerit në atë tavolinë ishte Vinicius, futbollisti brazilian, për të cilin flitet se do ti bashkohet Real Madridit këtë verë. Mirëpo, Vinicius ende nuk i ka mbushur 18 vjet dhe përfshirja e tij në lojëra fati mund të interpretohet si shkelje ligjore dhe mund t’ia dëmtojë gjasa për transfero, super talentit që pritet ti kushtojë Realit rreth 40 milionë Euro.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit