Vetura shkel një këmbësor në Landovicë

 

Një këmbësor është goditur nga vetura në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur dje, njofton Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur viktimën, i cili ishte duke ecur skaj rrugës”, njofton Policia e Kosovës.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit