3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Komentuesit në gazeta

ahmet-dursunAhmet  DURSUN

Kush guxoi të lexojë me zë në këto 22 vite pluralizëm? Kush verboi sytë gjithë natën, para ekranit të kompjuterit, dhe kush mezi priti të hapet biblioteka e qytetit? Kush nuk u mjaftua me kaq dhe pyeti një…e më pas një tjetër…e më pas shumë të tjerë?

Kush guxoi të flasë me zë? Rreth atyre që lexoi një natë më parë, një shekull më parë, një epokë më parë; kush nuk u shurdhua; nuk u verbua? Kujt nuk iu mor goja?!

Kush guxoi ta kërkojë demokracinë e vërtetë, në këto 22 vite pluralizëm? Kush e kishte lirinë në gjak? Kush nuk lejoi gjakun të bëhej ujë?

Kush guxoi të shkruajë me zë? Pas çdo lajmi, pas çdo analize e pas çdo hamendësimi, kush mori mundimin të shkruajë përshtypjen e tij, edhe me mijëra km larg; kush e ndjeu veten shqiptar, me gjuhë, dije dhe ndërgjegje?

Kush guxoi?

Akademikët apo historianët? Mjekët apo inxhinierët? Artistët apo sportistët? Analistët apo shkrimtarët? Prokurorët apo gjyqtarët? Politikanët apo diplomatët?

Asnjëri dhe asnjëherë …Të gjithë e kthyen gunën prej nga frynte pushteti në këto 22 vite…

Kush guxoi?

Guxuan veçse komentuesit e gazetave në internet. Reaguan në çast për çdo gjë që u bë lajm…ndaj shantazheve, çensurës dhe kërcënimeve të pushteteve, veçse ata guxuan. U kundërvunë ndaj çdo mendësie që abuzoi në emër të demokracisë, dhe pikërisht me rreshtat e tyre shpesh herë e shpëtuan demokracinë që ishte duke dhënë shpirt…

…dhe një ditë kur fëmijët tanë do të duan të kuptojnë të vërtetat e 22 viteve të pluralizmit shqiptar, do t’u referohen komenteve të gazetave on-line. Madje edhe fëmijët e ‘’marifetçinjve’’ të lartpërmendur këtë gjë do të bëjnë…

Gërshëra që i ka prerë mendimet e komentueseve, ka punuar më shumë se gërshërët e rrobaqepsive, floktoreve dhe berberhaneve të mbledhura së bashku në Shqipëri…sepse regjimet totalitare, megalomanë dhe paranojake në njërën dorë mbajnë gërshërën për t’ia prerë zërin, shkrimin dhe leximin komentueseve që guxojnë të kërkojnë lirinë e shprehjes dhe në dorën tjetër patllaken që ua tregojnë pronarëve të mediave, drejtorëve të gazetave, kryeredaktorëve e deri tek ai/ajo që fatkeqësisht sot quhet gazetar…

…dhe sot, nëse po e lexoni këtë shkrim, është në saj veçse të komentueseve që as nuk i shohim, e mbase kurrë nuk do t’i njohim. Po të ishte për “marifetçinjtë”, “zanatçinjtë’’që kurrë nuk guxuan të thonë atë çfarë mendojnë, demokracia në vend me kohë do të ishte tretur…

…dhe sot, lavdi komentueseve, liri komenteve…që sot vdekje patllakës dhe diçka më tepër të gjitha gërshërave!

Më Shumë

Green i Yllit, MVP i javës

Quade Green shkëlqeu në javën e 12-të të ProCredit Superligës, duke udhëhequr Golden Eagle Yllin drejt një fitoreje dramatike kundër Bashkimit në Prizren. Me...

Komuna e Prizrenit shpërndan dru zjarri për 824 familje në nevojë

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (DPMS) në Prizren ka përfunduar sot shpërndarjen e druve të zjarrit për 824 familje, ku përfshihen: 213 familje...

Lajmet e Fundit