Griezmann: Dua të luaj me Pogba

Ylli i Atletico Madrid, Antonie Griezmann, ka thënë se ka dëshirë që të luajë bashkë me Paul Pogban.

Por që francezi ka shuar zjarrin me të ndezur, pasi që ka thënë se është kundër një kalimi të tij në Manchester United, aty ku luan Pogba.

27 vjeçari ka qenë i lidhur kohët e fundit me një kalim në Old Trafford, ashtu sikurse të gjiganti spanjoll, Barcelona.

“E ardhmja ime do të vendoset para Kupës së Botës. Dua që të shkoj në Rusi me kokën e kthjellët dhe mendoj se këtë e duan të gjithë. Nuk ka aq rëndësi pyetja se ku do të luaj, çka mund të jetë pikëlluese, por që sa për qetësi në kokë, tash e di se jam ose në një vend ose në tjetrin”.

“I kam treguar motrës që nëse do të qëndroj ose jo, kam për të vendosur para kampionatit botëror”.

Kurse për mundësinë që të luajë me Pogban në një klub, ai ka thënë “Do të ishte mirë”.

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit