Ia kërcënuan të dashurën – shënoi het trik

Takimi ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës prodhoi një rezultat befasues dhe arsye për këtë është het triku i shënuar nga Isco, futbollisti i cili duket se në kombëtaren e Spanjës po funksionon shumë më mirë se në Real Madrid.Mirëpo, interesante është se e dashura e Iscos, Sara Salamo është kërcënuar me vdekje pikërisht për shkak të formës së dobët të Iscos.

Adhuruesit e Iscos e fajësojnë të dashurën e tij për ndryshime tqë i ka bërë Isco në stilin e jetesës dhe thonë që “la vida loca”, Iscos ia ka shkatërruar këtë sezon dhe po ndikon negativisht në formën e Real Madridit.

D të ishte e tepërtt të pohohej se pikërisht golat e shënuar ndaj Argjentinës janë përgjigje ndaj kërcënimeve që janë bërë ndaj të dashurës së tij, por pas het trikut të mbrëmshëm në fitoren 6;1 të Spanjës, mediat e atjeshme kanë hapur debatin rreth dallimeve në formë në këtij mesfushori kur luan për ekip dhe kombëtare, duke mos dhënë përgjigje definitive nëse faji është te trajnerët apo tek ndonjë faktor tjetër.

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit