Prizren: Arrestohen tre persona, u rrahën mes vete

Tre persona janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete shkaku i një mosmarrëveshjeje.

Policia ka njoftuar përmes raporti ditor se tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur mes veti lidhur me një mosmarrëveshje të mëhershme janë përleshur mes vet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Enver Hadri” në Prizren gjatë ditës së djeshme.

Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ku edhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit