18.1 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Liria synon Evropën e Besa shpëtimin

Të premten, rikthehet Superliga e Kosovës në futboll, me përballjen ndërmjet Lirisë dhe Besës, që do të luhet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, në orën 14:00, raporton KTV.

Ky ballafaqim ka synime krejtësisht të kundërta. Liria e kërkon daljen në Evropë dhe momentalisht pozicionohet në vendin e tretë me 41 pikë, tri më pak se liderja, Drita.

Nga ana tjetër, Besa synon mbetjen në elitën e futbollit tonë dhe në tabelë është në zonën e barazhit, në pozitën e 10-të me 17 pikë, dy më shumë se Flamurtari i vendit të parafundit.

Trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, deklaroi para takimit se do të jetë e vështirë marrja e pikëve si me ekipet sipër tabelës, si me ato që pozicionohen më poshtë. Nga ana tjetër, homologu i tij, Valdet Shoshi, tha se pavarësisht se luan kundër një skuadre të fortë, jo gjithmonë fitojnë ata që favorizohen në letër.

Në këtë përballje, të dyja skuadrat hyjnë me mungesa.

Sa u përket përgatitjeve të sigurisë, Liria ka mbajtur mbledhje dhe anëtarët e kryesisë kanë kërkuar nga tifozët mbështetje maksimale dhe anim korrekt, për të mos u përsëritur skenat e njëjta si me ndeshjen me Vëllaznimin, ku u hodhën shishe në fushë, e ku Komisioni Disiplinor e dënoi klubin prizrenas me 1 mijë euro.

© 

Më Shumë

Vidhet një armë në një shtëpi në Prizren, personin e dyshuar e vërejti kujdestarja

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Prizren, atje ku kujdestarja e shtëpisë kishte vërejtur se një person i dyshuar kishte...

Bastisje në tri lokacione në Rahovec, kapet arsenal armësh – tre në pranga

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se janë realizur bastisje në tri lokacione në fshatin Ratkoc të Rahovecit ku është kapur arsenal armësh. Lidhur me...

Lajmet e Fundit