Mbyllet ndeshja në Prizren

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet rivalëve të vjetër në futbollin kosovar, Lirisë e Besës. Takimi është mbyllur pa fitues, 2:2, në një ndeshje në të cilën pejanët dy herë u gjendën në epërsi, por prizrenasit dy herë arritën të barazojnë rezultatin. Sidoqoftë ky epilog mund të jetë më i pranueshëm për Besën, e cila me ngulm po lufton për të siguruar mbijetesën në këtë rang garash, derisa  Liria e ka bërë një hap fals në garën për titull të kampionit.

Besa  ka kaluar në epërsi në minutën e 14-të me golin e shënuar nga Tihomir Zhivkoviq. Vendësit u kundërpërgjigjën në minutën e 33-të kur barazuan me anë të Rron Gashit, pas harkimit të Florent Avdylit. Megjithatë, gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi Fatmir Mullabeqiroviq e riktheu epërsinë e pejanëve në 2:1 në minutën e 38-të.  Shifrat u barazuan sërish në minutën e 64-t, kur Zenel Gavazaj shënoi për 2:2, që ishte edhe rezultati përfundimtar. Pas këtij barazimi, Liria mbetet e treta, tani me 42 pikë, ndërsa Besa gjendet në pozitën e dhjetë me 18 pikë.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit