26.5 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025

Joshua vs Parker – statistikat, orari, parameçet, detajet

Insporti ju sjell krahasimin midis dy boksierëve, orarin e meçit kryesor, detajet e titujve, paralajmërimet e para meçeve dhe të gjitha detajet tjera.

Meçi midis Anthony Joshua dhe Joseph Parker zhvillohet për unifikim të titullit të botës në kategorinë e rëndë në boksin profesionist. Anthony Joshua është kampion aktual në versionet WBA, IBF dhe IBO, kurse Parker është kampion bote në versionin WBO dhe fituesi i këtij meçi do të mbajë titullin e kampionit të botës në të katër këto versione.

Fituesit të këtij meçi më pas i mbetet që të duelojë me Deontay Wilder, i cili mbetet kampion bote ne kategorinë e rëndë në versionin WBC dhe për herë të parë, pas një kohe shumë të gjatë mund të kemi kampion absolut të kategorisë së rëndë dhe boksier i cili mban tituj  në katër versionet e mëdha (WBC, WBA, IBF dhe WBO).

Meçi zhvillohet në Principality Stadium në Kardif të Uellsit, ku i zhvillon meçet kombëtarja e Uellsit në futboll dhe ku dikur është zhvilluar edhe finalja e Kupës FA dhe ngarjet tjera të mëdha të futbollit anglez e evropian.

Meçi është paraparë të fillojë rreth orës 23:30 sipas kohës sonë, duke bërë kështu një kompromis midis kërkesave të tregut në Britani të Madhe, Evropë dhe tregut në Shtetet e Bashkuara.

Në program janë edhe tetë parameçe dhe ndër to dueli më interesant është ai midis rusit Alexander Povetkin dhe britanikut  David Price, që ë meçi i fundit para atij kryesor.

Më Shumë

Dy shtetas të Shqipërisë arrestohen në Vërmicë, paguan derivate me para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë në Pikën Kufitare në Vërmicë, pasi u kapën me para të falsifikuara. Sipas njoftimit zyrtar të...

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Fadil Nebi Jahaj

Komuniteti arsimor në fshatin Gjonaj të Hasit, Komuna e Prizrenit, është sot në zi pas ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Fadil Nebi...

Lajmet e Fundit