Dani Alves futbollisti me më së shumti trofe

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, është bërë futbollisti që ka fituar më së shumti trofe në karrierën futbollistike. Braziliani që nga vera është pjesë e Paris Saint-Germainit dhe me kalimin e tij në Ligue 1 ka fituar menjëherë dy trofe. I fundit për Alves ishte ai i mbrëmjes së të shtunës, ku PSG fitoi Kupën e Ligës, pasi e mposhti në finale Monacon me rezultat 3:0.

Trofeu i Kupës së Ligës në Francë e ka bërë Alvesin lojtari më të trofeshëm në botë, pasi ishte trofeu i 36-të personal. Mbrojtësi fenomenal i krahut të djathtë ka parakaluar në këtë rekord legjendën e Liverpoolit, King Kenny Dalglish dhe atë të Manchester Unitedit, Ryan Giggs, të cilët kanë nga 35 trofe të fituar. Alves gjatë karierës së tij ka fituar plot 23 trofe me Barcelonën, pesë me Sevillën, dy me PSG-në, dy me Juventusin dhe katër me kombëtaren e Brazilit.

Pas Alvesit dhe dy legjendave të skuadrave angleze vijnë edhe Maxwell (35), Vitor Baia (33), Zlatan Ibrahimovic (32), Andres Iniesta dhe Leo Mesi kanë nga 30, Pele 29, Xavi 28.

Trofetë që  i ka fituar Dani Alves:
– 6 tituj të kampionit në Spanjë
– 5 Kupa të Mbretit
– 5 Superkupa të Spanjës
– 1 Kupë Lige në Francë
– 1 Superkupë në Francë
– 1 titull kampioni në Itali
– 1 Kupë të Italisë
-1 Kampion Bote U20
– 3 Liga të Kampionëve
– 2 Kupa të UEFA-s
– 4 Superkupa Evrope
– 3 Tituj kampion bote me klube
– 1 Kopa Amerika
– 2 Kupa të Konfederatave

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit