Zhduket shqiptarja në Zvicër

Policia Kantonale e Lucernit ka pubklikuar sot një njoftim për mungesën e Naime Monit nga Ebikon-i i Luzernit.

Ajo ka braktisur banesën në Alfred Schindlerstrasse të shtunën (dje) rreth orës 17, këmbë ose me mjete të transportit publik.

Konsiderohet se vuan nga probleme shëndetësore, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton albinfo.ch.

Naimja është e gjatë 164 centimetra dhe ka trup të hollë. Ajo ka flokë të verdha, të gjata dhe kaqurrela, ndërsa aktualisht mund t`i ketë të lidhura mbrapa.

Gruaja që konsiderohet e humbur ka të veshura veshje sportive ( “trenerka” ose “tuta”) ngjyrë hiri, një xhaketë (jakne) me kapuç të zi dhe ballto të zezë ndërsa të mbathura ka pantofla të zeza.

Kushdo që e ka parë Naime Monin rrugës ose ka informacione lidhur me vendndodhjen e saj, lutet të paraqitet në Policinë e Lucernit, në numrin: 041 248 81 17 ose në stacionin më të afërm policor.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit