Deputeti Andin Hoti: Ata që i nënshtrohen Erdoganit, janë zvarranikë

Deputeti i PDK’së, Andin Hoti, duke folur për arrestimin e shtetasve turq dhe deportimin e tyre për në Turqi, tha se ata që i nënshtrohen presidentit Erdogan, janë zvarranikë.

Hoti në fjalimin e tij tha se veprimi i institucioneve të Kosovës është sulmi më i rëndë dhe është atak mbi aspiratën e Kosovës drejt rrugës europerëndimore.

“Paramendoni çfarë dëmi i është bërë Kosovës me këtë veprim sidomos kur presim me mbush kriterin për vizat atë të korrupsionit, shtetet zvarranike që i nënshtrohen egos autoritaristit Erdogan kemi parë dhe mund të shohim vetëm në Azi e Afrikë por jo në Evropë e as në Amerikë”, tha Hoti.

Sipas tij, si evropian të rinj të përcaktuar për parimet demokratike perëndimore me kidnapimin e gjashtë shtetasve turq, kanë rrezikuar të ardhmen tonë demokratike./Expres

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit