14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

14 të vdekur nga përplasja e autobusit të lojtarëve me një kamion

Policia në Kanada ka konfirmuar se 14 persona kanë mbetur të vdekur pas një përplasje të një kamioni me autobusin e një skuadre të të rinjve të hokejt mbi akull të premten mbrëma,

The Humboldt Broncos ishin duke udhëtuar në autostradë në veri të Tisdale në provincën Saskatchewan.

Policia kanadeze ka thënë se në autobus ishin 28 persona, 14 prej të cilëve mbetën të vdekur, përfshirë shoferin.

Të tjerët janë dërguar për mjekim në spital, njofton Klan Kosova.

Tre prej tyre janë në gjendje kritike.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka shkruar në Tëitter se “s’mund ta imagjinoj dot se nëpër çfarë dhimbje po kalojnë në këto momente prindërit e këtyre fëmijëve”.

Më Shumë

The Guardian: Muriqi nga dhimbja me Kosovën te hero i Mallorcas ndaj Real Madridit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka marrë vëmendje të madhe nga mediumi prestigjioz “The Guardian” pas paraqitjes së tij vendimtare me RCD Mallorca kundër...

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Lajmet e Fundit