Pique tallet me Zidane

Gerard Pique është tallur kur është pyetur për korridorin e nderit, të cilin ka pak mundësi që Real Madridi t’ia bëjë Barcelonës në El Clasicon e radhës, duke thënë se nuk do ta zërë gjumi natën.

Qendërmbrojtësi spanjoll nuk ka mundur të rezistojë pa e thumbuar rivalin më të madh të klubit katalan, Real Madridin, transmeton Gazeta Express.

“Nuk do të më zë gjumi sonte”, është përgjigjur Pique kur u pyet pas fitores ndaj Leganes mbrëmë për korridorin e nderit.

Pique ndoqi qëndrimin e trajnerit të vet, Ernesto Valvderes, duke shmangur çdo pyetje në lidhje me korridorin e nderit.

E gjitha që i intereson Barcelonës në këtë moment është të fitojë pikë mjaftueshëm për ta siguruar edhe një titull tjetër në ligë.

Zidane tha dje se Real Madridi s’do t’ia bëjë korridorin e nderit Barçës, dhe se ky është vendimi i tij.

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit