7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Erdogan: Do të ketë operacione të tjera në Kosovë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mirëpritur operacionin Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) ndaj strukturës së organizatës FETO në shtetin qendror afrikan të Gabonit. Ky shtet ka sjellë në Turqi tre krerë të organizatës.

Mirëpo, Erdogan nuk është ndalur me kaq. Gjatë një tubimit të partisë së tij ka paralajmëruar se do të ketë përsëri arrestime të reja në Republikën e Kosovës ndaj gylenistëve që kanë mbetur në shtetin tonë, transmeton Indeksonline

“Nuk do të jetë operacionet e fundit edhe në Kosovë. Do të ketë operacione të reja në Kosovë kundër këmbës ballkanike të FETO-s”, ka thënë ai.

Ndryshe, më 29 mars autorietet e sigurisë në Kosovë kanë arrestuar gjashtë gylenistë, 5 profesorët dhe 1 doktor.

Të gjashtë të dyshuarit akuzohen për lidhje me organizatën FETO dhe lidhen direkt në përpjekjen e grushtit të shtetit të korrikut 2016 që la më shumë se 250 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Previous article
Next article

Më Shumë

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Lajmet e Fundit