Maturantët e Malishevës duan ekskursion në Shqipëri

Maturantët e gjimnazit “Hamdi Berisha” të Malishevës kanë shprehur dëshirën që të shkojnë në ekskursion në bregdetin shqiptar.

Mirëpo aktualisht pengesë për realizimin e kësaj nisme është një vendim i marrë në verën e vitit të kaluar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, me të cilin janë ndaluar ekskursionet e nxënësve jashtë Kosovës, përjashtuar vizitat me karakter studimor, arsimor dhe edukativ, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët e ekzekutivit lokal të Malishevës kanë pohuar se janë në dijeni për kërkesën e maturantëve të këtij gjimnazi, por kanë theksuar se janë të detyruar që të presin qëndrimin e Kuvendit të Komunës nëse do ta shfuqizojë ose jo vendimin për ndalimin e ekskursioneve jashtë vendit.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit