33.8 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025

Sot pasdite varroset 17 vjeçari që u ther në Suharekë

17 vjeçari që vdiq si pasojë e një therje, dje në Suharekë, do të varroset të mërkurën në ora 16:00, në vendlindje.
B. Muharremaj nga fshati Gjinovc i Suharekës, ka vdekur nga therja me thikë që ka ndodhur të martën pasdite në stacionin e autobusëve në Suharekë, raporton Gazeta Express.

Tre persona të dyshuar, të mitur, kanë sulmuar me thikë viktimën 17 vjeç dhe familjarin e tij një vit më të rritur. Ky i fundit 18 vjeçar, është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku është futur menjëherë në sallën e operacionit.

Varrimi i 17 vjeçarit do të bëhet të mërkurën, në ora 16:00. Për këtë ka njoftuar xhaxhai i tij, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“Vorrimi i Blerand (Shaban) Muharremaj bëhet sot ora 16:00, në varrezat e Fshatit Gjinoc”, ka shkruar në facebook, kryetari i Suharekës.

“Familja Muharremaj po përjeton dhimbje të madhe. Forca dhe ngushllimi po prehen tek mbështetja e dashamirëve dhe miqëve, të cilët janë afër në këtë kohë të vështirë për ne”, thuhet në mesazhin e tij.

Viktima 17 vjeç, që ka ndërruar jetë pa mbërritur në spitalin e Prizrenit, kishte qenë djali i vetëm i familjes.

Nga ana tjetër, të martën, pas përleshjes, ndihmë në Spitalin e Prizrenit kanë kërkuar edhe dy prej tre sulmuesve të dyshuar, pasi gjatë përleshjes kanë marrë lëndime të lehta.

Viktimat dhe sulmuesit kishin pasur mosmarrëveshje edhe më parë.

Policia ka arrestuar tre të dyshuarit dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Tre sulmuesit, siç ka mësuar Gazeta Express, njihen si persona problematik dhe të padisiplinuar në Suharekë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/sot-pasdite-varroset-17-vjecari-qe-u-ther-ne-suhareke-522769/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Aktakuzë për fajde në Prizren, viktima humbi mbi 100 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., i cili ndodhet në paraburgim që nga data...

Vdes një 40 vjeçar në Prizren, policia jep detaje

Një 40-vjeçar ka vdekur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas lëndimeve të marra. Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit