Liverpool – Roma, Klopp i ka disa fjalë

Liverpool do të përballet me Romën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe vlerësimet e para janë se skuadra angleze pati fat në short. Mirëpo, trajneri Jurgen Klopp nuk mendon aspak kështu.

“Nëse dikush mendon se është shorti më i lehtë, atëherë unë nuk mund ta ndihmoj atë person. Ndoshta  nuk i ka parë dy ndeshjet ndaj Barcelonës. Rezultati i ndeshjes së parë (4:1) nuk ishte pasqyrim real i ndeshjes së zhvilluar. Ishte një gjeni si Messi kundër një skuadre të mirë si Roma. Ndeshja e kthimit ishte e mrekullueshme. E jashtëzakonshme. Mund të kishin fituar ndoshta edhe me 4 ose 5 me 0. Ishte tejet impresionuese”, ka thënë tekniku gjerman.

Ai ka shtuar se Roma është rivali për të cilin di më së paku. “Roma është e vetmja skuadër nga ato që janë në gjysmëfinale me të cilën  nuk jam ndeshur asnjëherë. Ata janë duke zhvilluar një sezon të mirë pas problemeve me transferimet e lojtarëve, ku humbën jo vetëm Salah, por edhe Emerson. Derisa të ndeshemi do të mësoj gjithçka rreth tyre. E kam parë sfidën ndaj Barcelonas, ishte mrekullisht e mirë”.

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit