Thaçi e Jacobson dënojnë sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it

Thaçi e JacobsonKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar ashpër sulmin e armatosur kundër pjesëtarëve të EULEX-it, në afërsi të Zveçanit, ku si pasojë ka humbur jetën një pjesëtar i misionit evropian.

“Ky sulm kundër pjesëtarëve të EULEX-it është një akt i shëmtuar dhe qyqar kundër sundimit të rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës dhe si i tillë është i dënueshëm nga qytetarët dhe institucionet e Kosovës”.

“Qeveria, në bashkëpunim me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë është e vendosur që të vazhdojë t’i kryejë obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, me theks të veçantë edhe në pjesën veriore të vendit”, thuhet në deklaratën e Thaçit.

Ai po ashtu ka kërkuar nga organet kompetente që menjëherë të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që kryerësit e këtij akti që ka ndodhur sot, të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Ndërsa ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson shprehu keqardhje për vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it në rajonin e Zveçanit.

Më Shumë

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Lajmet e Fundit