Trump konfirmon bisedimet ndërmjet Koreve

Të martën është arritur një vendim përparimtar sa i përket diplomacisë ndërkombëtare. Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka konfirmuar se ka pajtim për bisedime të nivelit të lartë mes Koresë së Jugut dhe Veriut.

Agjencia e lajmeve AFP raporton për mundësinë e një takimi dhjetë ditësh mes koreanëve gjatë një samiti në prill të këtij viti. Presidenti amerikan Trump sipas mediave botërore hapi derën për një traktat paqeje që ka braktisur diplomatët për më shumë se gjysmë shekulli sa i përket luftës mes koreanëve.

“Koreja e Veriut po vjen”, tha Trump me besim teksa priti në një takim sot kryeministrin japonez Shinzo Abe në vendpushimin e tij Mar-a-Lago në Florida. “Koreja e Jugut po vjen dhe ka plane për t’u takuar për të parë nëse ata mund t’i japin fund luftës dhe ata kanë bekimin tim për këtë”, tha Trump raporton AFP.

Njerëzit sipas presidentit Trump nuk po e kuptojnë ende se lufta koreane ende nuk ka përfunduar dhe se ata po bisedojnë që ta përfundojnë atë.

Bisedimet mes koreanëve siç raportohet janë konfirmuar të mbahen më 27 prill të këtj viti.

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit