Komuna e Prizrenit ndalon shitjen e shpezëve jashtë tregut të kafshëve

Komuna e Prizrenit ka ndaluar shitjen e shpezëve në hapësirat jashtë tregut të kafshëve të qytetit. Në një njoftim të Zyrës për Informim thuhet se këtë vendim e ka marrë Drejtoria e Inspektoratit pas ankesave të qytetarëve.

“Ju njoftojmë se nga data 18 prill 2018 do të ndalohet shitja e shpezëve jashtë tregut të kafshëve në Prizren”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. Aty theksohet se javën e kaluar janë njoftuar të gjithë shitësit mobilë për marrjen e këtij vendimi.

“Pas shumë ankesave nga qytetarët, Drejtoria e Inspektoratit mori vendim dhe nuk do të lejojë shitjen ambulantive nëpër hapësira e tregje të ndryshme, përpos tregut të kafshëve në Prizren. Qytetarët e interesuar për blerjen e shpezëve duhet të drejtohen për në tregun e kafshëve”, përfundon njoftimi.

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit