6.3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Haskuka në kërkim të zgjidhjes lejeve të ndërtimit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Fatmir Memaj, të mërkurën sërish kanë mbajtur një konferencë për medie rreth masës së përkohshme të Gjykatës Themelore të Prishtinës për pezullimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Para medieve, kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, tha se lejet ndërtimore, vijojnë të mbesin peng i Planit Zhvillimor Komunal, dhe ne si institucione, theksoi ai, jemi duke bërë përpjekje që në bashkëpunim me ministritë përkatëse, ambasadat e huaja dhe organet e drejtësisë të tejkalojmë situatën e rëndë të krijuar si pasojë e masës së përkohshme të Gjykatës Themelore të Prishtinës për pezullimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Kryetari Haskuka, tha më tej se javën e ardhshme, Gjykatës do t’i jepet një përgjgje nga komuna për zhbllokimin e kësaj mase, dhe se pezullimi i PZHK-së i pamundëson Prizrenit që të lëshojë leje ndërtimore, që për pasojë sjell dëme për interesin publik përkatësisht qytetarët.

Të njëjtin shqetësim e ndau edhe drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj, por i cili njëkohësisht shprehu besimin se Gjykata gjatë këtij muaji do të shfuqizojë masën e përkohshme për pezullim të PZHK-së, dhe nga muaji Maj, qytetarët do të kenë të drejtën e përfitimit të lejeve ndërtimore.

Kryetari Haskuka dhe drejtori Memaj, thanë se kjo masë përveç dëmëve që i ka shkaktuar qytetarëve, ajo direkt e ka goditur edhe buxhetin e komunës/ Televizioni i Prizrenit

Më Shumë

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Katër banesa moderne në zonat më të mira të Prizrenit, me mundësi pagese fleksibile në këste. Lokacionet • 3 banesa në lagjen Dardania, rruga kryesore Prizren...

Besim Bytyqi i Bashkimit shpallet “Shpresa e Vitit”

Federata e Basketbollit të Kosovës ka shpallur lojtarin e Bashkimit, Besim Bytyqi, si “Shpresa e Vitit”, duke vlerësuar rritjen, angazhimin dhe paraqitjet e tij...

Lajmet e Fundit