15.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve

 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve po shënohet në kuadër të vitit të trashëgimisë kulturore evropiane, duke inkurajuar me shumë angazhim në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore si vlerë e përbashkët.

Për të shënuar këtë ditë, në Parkun Arkeologjik, u promovuan tri botimet e Institutit Arkeologjik të Kosovës: Harta Arkeologjike e Kosovës Vëllimi i III-të, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Istogut dhe Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Skenderajt.

“Jemi së bashku për të promovuar tri botimet e Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe paraprakisht angazhimin e arkeologëve, profesionistëve, komunave që kanë bashkëpunuar me institucionet tona gjatë procesit të evidentimit të lokaliteteve, ekspeditave të ndryshme me karakter të përnjohjes por dhe atë shkencor. Puna e Institutit Arkeologjik të Kosovës, në bashkëpunim me arkeolog tjerë të vendit dhe ndërkombëtarë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mundësuar në vazhdimësi dokumentimin e të kaluarës sonë, thesarit të trashëgimisë dhe qytetërimit të hershëm” tha ministri Gashi.

Ai po ashtu tha se përkushtimi për të mbështetur punën shkencore të Institutit Arkeologjik dhe institucioneve e profesionistëve do të vazhdoj.

“Rëndësi më e madhe do t’i kushtohet angazhimit të kuadrove të reja në fushën e arkeologjisë kurse fokus të përbashkët do të kemi botimet dhe prezantimet e rezultateve brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh ministri Gashi.

Në shënim të kësaj dite, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau tri mirënjohje për përfaqësuesit e familjeve të cilat kanë dhënë kontribut në fushën e trashëgimisë arkeologjike duke i dhuruar gjetjet arkeologjike.

Mirënjohjet u ndanë për familjen e z. Faik Islami fshati Gllamnik-Komuna e Podujevës, familjen e z. Hamdi Ibishi, fshati Orllan- Komuna e Podujevës dhe për familjen e z. Prend, Nikoll e Pjeter Heqimi, fshati Zllakuqan-Komuna e Klines.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëm të gjithë arkeologët, redaksinë e Hartës Arkeologjike , autorët, si dhe autorin e dy botimeve z. Haxhi Mehmetaj dhe komunat komuna përkatëse.

Më Shumë

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

“Sulmi i Shqiponjave” – reflektim vizual mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se piktura e mjeshtrit Esat Valla, me titull “Sulmi i Shqiponjave”, përbën një reflektim të fuqishëm...

Lajmet e Fundit