11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Depolitizimi i arsimit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, premton depolitizim të shkollave.

“Për ta arritur këtë synim, për herë të parë në Komunën tonë kemi krijuar udhëzuesin për përzgjedhjen e drejtorëve, i cili ka për qëllim të tregojë hapat që i ka ndërmarë Drejtoria Komunale e Arsimit, në mënyrë që të kemi drejtorë profesionalë në shkollat tona”, shkruan Haskuka në Facebook.

Postimi i plotë

Politizimi i shkollave, duke i përzgjedhur drejtorët e mësimdhënësit e “dëgjueshëm” dhe jo sipas kritereve profesionale, ka qenë shkaktari i drejpërdrejtë i degradimit social dhe ekonomik i vendit. Shkollat e dobëta krijojnë shtete të dobëta.

Prandaj, depolitizimi i sistemit arsimor është proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë së shkollave tona, rrjedhimisht edhe për zhvillimin e Komunës sonë. Për ta arritur këtë synim, për herë të parë në Komunën tonë kemi krijuar udhëzuesin për përzgjedhjen e drejtorëve, i cili ka për qëllim të tregojë hapat që i ka ndërmarë Drejtoria Komunale e Arsimit, në mënyrë që të kemi drejtorë profesionalë në shkollat tona.

Për ta siguruar transparencën e gjithë procesit në përzgjedhjen e kandidatëve për vlerësim/intervistim nga komisioni përzgjedhës, DKA do t’i ftojë si vëzhgues përfaqësuesit e Këshillit Drejtues të shkollës, dy përfaqësues të Komisionit për Arsim të Kuvendit Komunal dhe nga një përfaqësues të dy organizatave të shoqërisë civile të cilat merren me tema nga fusha e edukimit.

Ju ftoj të aplikoni për 18 pozita për drejtorë dhe 3 pozita për zëvendësdrejtorë shkollash në vegzën:

https://kk.rks-gov.net/…/26/2…/04/Konkurset-2018-shqip-1.pdf

 

Më Shumë

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët...

Lajmet e Fundit