27.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Turqia thotë se po përballet me valë të re refugjatësh

Afro 30,000 afganë kanë arritur në Turqi në tre muajt e fundit, tha Qeveria e turke të mëkurën.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, tha se 29,899 afganë kanë hyrë në Turqi qysh në janar, krahasuar me 45,259 migrantë gjatë gjithë vitit 2017.

“Në muajt e fundit po përballemi me valë të re të refugjatëve, sidomos nga Afganistani”, tha Soylu, duke shtuar se 1,328 kontrabandistë janë kapur në prill.

Autoritetet turke kanë kthyer në Afganistan 7,100 migrantë, qysh në fillim të prillit, tha të martën organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, duke e cilësuar këtë vendim si “të pamëshirshëm”.

“Mijëra të tjerë janë në paraburgim, duke u trajtuar më shumë si kriminelë sesa si njerëz që ikin nga konflikti dhe persekutimi”, tha Anna Shea, hulumtuese në Amnesty International.

Migrantët nga Afganistani dhe vendet e tjera të prekura nga konflikti dhe varfëria e shfrytëzojnë shpesh Turqinë si vend tranziti, me shpresën për të arritur në Evropë.

Në Turqi po ashtu jetojnë mbi 3.5 milionë refugjatë sirianë dhe mbi 300,000 refugjatë irakianë.

Më Shumë

Ngjyroset shpata dhe përkrenarja e shtatores së Skënderbeut në Prizren – Policia nuk e cilëson si akt përdhosjeje

Shtatorja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e vendosur në qytetin e Prizrenit është ngjyrosur me ngjyrë ari.  Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

DokuFest-i është një motor i zhvillimit kulturor dhe ekonomik në vend, sipas Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përshëndeti hapjen zyrtare të edicionit të 24-t të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, duke e...

Lajmet e Fundit