Kontestohet rregullsia e mbledhjes së Komitetit për Politikë e Financa në Prizren

Përfaqësuesit e AAK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë kontestuar ligjshmërinë e mbledhjes së fundit të Komitetit për Politikë dhe Financa, takim ky i bojkotuar nga ky subjekt opozitar.

Ndërkohë dilema mbi legjitimitetin e Komitetit në fjalë ka adresuar edhe një këshilltar i PDK-së, duke përkujtuar se anëtarët e kësaj partie nuk kanë marrë pjesë në votimin e zhvilluar në KK për themelimin dhe përbërjen e KPF-së, shkruan sot Koha Ditore.

Në anën tjetër kryesuesi i KK-së, që njëherësh kryeson edhe KPF-në, Artan Abrashi, ka përkujtuar se në Kuvend merren vendimet me shumicë votash dhe se bazuar në këtë vendimmarrje partitë i kanë deleguar anëtarët, pos AAK-së, që nuk e ka bërë një gjë të tillë. Sipas tij, nëse vazhdon bojkoti i AAK-së atëherë do të kërkohen udhëzime nga MAPL-i për veprim të mëtutjeshëm lidhur me këtë çështje.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit