Magani tregon synimin e Lirisë

Liria nesër është mirëpritëse e Gjilanit në ndeshjen e javës së 29-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Prizrenasit në javët e fundit e kanë humbur hapin me skuadrat që luftojnë për titull të kampionit dhe tani e kanë një synim tjetër.

Sulmuesi, Artur Magani, beson se skuadra e tij do t’i arkëtojë tri pikë të reja.“Atmosfera në skuadër është e mirë dhe të gjithë jemi të vendosur që nesër të shënojmë fitore. Tani që dy skuadrat e para janë shkëputur me pikë, objektivi ynë është pozita e tretë, të cilën besoj se do ta arrijmë”, ka thënë Magani për Insporti.com.

Sulmuesi i Lirisë është në garë edhe për epitetin e golashënuesit më të mirë. “Do të mundohem që deri në fund të kampionatit të shënoj sa më shumë gola për veten dhe për skuadrën, ndërsa sa i përket dilemës se kush do të jetë golashënuesi më i mirë, unë nuk e kam fare atë problem”, ka shtuar Magani.

Aktualisht ai është i katërti në renditjen e golashënuesve me 11 gola, dy më pak se John Oto John i Trepçës ’89, Mirlind Daku i Llapit dhe Kastriot Rexha i Dritës.

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit