169 mijë euro për ndërtimin e qendrës së kulturës në Drenoc

SmajlLatifi-DrenocNë Drenoc të Rahovecit nisi ndërtimi i qendrës së kulturës. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, i cili tha se kjo qendër e kulturës do të jetë një mundësi më shumë për banorët e këtij fshati, me synim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kulturore e historike të kësaj ane.

“Sot ndjehemi mirë të gjithë, sepse populli i kësaj ane i ka dhënë shumë çështjes së lirisë dhe historisë tonë”, tha ndër të tjëra Latifi.

Në emër të banorëve të Drenocit foli Isuf Gashi, veteran i luftës, i cili lavdëroi angazhimin e kryetarit Latifi për kulturën dhe traditën, si dhe pasurimit të jetës kulturore në këtë rajon. Gashi tha se ky objekt ka qenë kërkesë e hershme e banorëve të Drenocit, sepse në këtë fshat ka mjaft dashamirës të artit dhe kulturës.

Për ndërtimin e këtij objekti janë planifikuar të investohen 169 mijë euro, ndërsa punimet do të zgjasin dy vjet. Punimet do të kryhen nga kompania “Konstrumax”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Lajmet e Fundit