10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Bashkimi është finalisti i parë

Bashkimi e ka fituar edhe ndeshjen e tretë gjysmëfinale të play-off-it në IP Superligën e Kosovës ndaj Rahovecit dhe e ka siguruar kualifikimin në finale.

Pas dy fitoreve bindëse në “Sezai Surroi”, prizrenasit kanë vazhduar në të njëtën mënyrë edhe në ndeshjen e tretë, e cila u zhvillua në Gjakovë, ku fituan me shifrat 106:91. “Portokallinjtë” kanë dominuar gjatë gjithë kohës dhe fitorja e tyre nuk erdhi në dyshim për asnjë moment.

Mikaile Tmusic me 32 pikë ishte kreator i fitores së Bashkimit, ndërsa në masë të madhe u ndihmua edhe nga Eric Stutz (21), Aaron Moss (16) e Vincent Zollo, i cili kontribuoi me 13 pikë.

Në anën tjetër, te “Vreshtarët” më efikasi ishte Muhamed Hasani me 19 pikë, Mark Williams i shtoi 15, ndërsa Arti Hajdari 12 sosh. Bashkimi në finale e pret fituesin e çiftit Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli (kryeqytetasit udhëheqin me 2:0), ndërsa për Rahovecin ka përfunduar edicioni, që gjithsesi ishte historik.

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ekzaminimit u...

Lajmet e Fundit