7.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Trashëgimia në rrezik, vazhdon shkatërrimi i pjesëve turistike të Prizrenit

?Trashëgimia kulturore e historike në Prizren po vazhdon të rrënohet. Me këtë po rrezikohet edhe turizmi në qytetin e vjetër. OJQ’të po kërkojnë intervenimin e shtetit për të ndalur degradimin e Prizrenit. Dikush ka ngritur kallëzime penale ndaj atyre që kanë rrëzuar shtëpitë e vjetra.

Pavarësisht kësaj shenje për ruajtjen e shtëpive dhe monumenteve me vlerë në Prizren, një pjesë e madhe e tyre janë shkatërruar.

Këtë fakt, e konfirmon për T7, Valon Xhabali nga organizata “Ec më ndryshe”.

Xhabali frikësohet se rrënimet e këtyre objekteve me vlerë mund t’i lënë edhe pa turistë.

Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. Vjollca Aliu, sqaron për të gjithë ata që i dëmtojnë këto objekte konsiderohet si vepër penale.

Kallzime penale për përgjegjësit ka bërë edhe komuna e Prizrenit.

Ndërkaq, Ministria e Kulturës me qwllim ruajtjen e këtyre objekteve këtë muaj ka filluar renovimin e tri shtëpive të banimit në këtë qytet po ashtu renovime do të ketë edhe në objektin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/trashegimia-ne-rrezik-vazhdon-shkaterrimi-i-pjeseve-turistike-te-prizrenit-533205/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

Arrestohen në Prizren dy të dyshuar për fajde, viktimës kërkuan t’ia marrin pronat në vlerë 1 milion euro

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria...

Lajmet e Fundit