Donald Trump dekoron Nexhmije Pagarushën

Donald Trump ka dekoruar këngëtaren e njohur shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e cila jeton e punon në Prishtinë.

Ceremonia e dorëzimit të medaljes së Presidentit amerikan bëhet sot në Tiranë nga një aktivitet ku përveç Pagarushës, merr pjesë edhe Presidenti Ilir Meta dhe diplomatë të ambasadës së SHBA-së.

E ngulitur në mendjen e spektatorëve për këngën e famshme “Zambaku i Prizrenit”, Nexhmije Pagarusha mbledh sot në Tiranë në ditën e 85-vjetorit të saj, figura të rëndësishme dhe intelektualë.

Sot pasdite, Unioni i Gazetarëve Shqiptare dhe shoqata e njohur nga Elbasani RessEgnatia zhvillojnë një takim ku merr pjesë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, shkruan Te Sheshi. Natyrisht e pranishme në aktivitet do të jetë edhe diva Nexhmije Pagarusha , së cilës do t’i dorëzohet medalja nga autoritete të ambasadës amerikane në Tiranë.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Lajmet e Fundit