11.5 C
Prizren
E shtunë, 11 Tetor, 2025

Zjarri në Urën e Gurit në Prizren dëshmon mungesën e mbrojtjes së monumenteve

Njëra pjesë e Urës së Gurit në Prizren të martën në mëngjes ka gdhirë e nxirë nga bloza, si pasojë e zjarrit që kishte shpërthyer në harkun e majtë të saj, afër rrugës “Adem Jashari”.

Organeve komunale u ka dalë punë që ta pastrojnë atë, gjë që e kanë bërë gjatë ditës, por për zyrtarë të trashëgimisë kulturore një rast i tillë dëshmon se duhen masa shtesë në mbrojtje të monumenteve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas organeve të rendit, ende nuk dihet saktësisht se si ka rënë zjarri në këtë monument, derisa dyshohet se nga flakët janë djegur gjësendet e lëna aty nga një shitës ambulantor, sikurse edhe instalimet e ndriçimit të urës.

Pas kësaj zyrtarët e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore kanë bërë thirrje për koordinim më të ngushtë mes autoriteteve me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore. Ndërkohë organet komunale kanë theksuar se kanë iniciuar veprime për pastrimin e urës, për heqjen e gjësendeve dhe mbeturinave, largimin e grilave nga harqet si dhe kthimin e ndriçimit te Ura e Gurit.

Ura e Gurit është nën mbrojtje të shtetit nga viti 1948..

Më Shumë

Ecje sensibilizuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, mori pjesë sot në ecjen sensibilizuese në Malishevë, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit kundër Kancerit...

Bali Muharremaj: Asfaltohet “Rruga e Shkupit” që lidh Tërrnjen, Studençanin dhe Nëpërbishtin

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar është asfaltuar “Rruga e Shkupit”, një rrugë kyçe që lidh tri fshatra të komunës: Tërrnje,...

Lajmet e Fundit