Ekzekutivi i Malishevës përtërin ujdinë me BIK-un për shpenzimet mortore

Autoritetet e Komunës së Malishevës dhe drejtuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në këtë komunë, të martën, kanë përtërirë ujdinë që kjo e fundit të kryejë shërbimet e varrimit, derisa ekzekutivi lokal nga buxheti komunal do t’i heqë shpenzimet për këto shërbime.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit, marrëveshja për këtë vit është firmosur pas marrjes së autorizimit nga Kuvendi i Komunës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, të 4 prillit të këtij viti, sot, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Xhevat Kryeziu, kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të vdekur, të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës”, thuhet në njoftimin e ZI-së.

Aty sqarohet se sipas marrëveshjes, “Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë obligohet që të kryejë shërbimet e varrimit, të cilat hiqen me mjetet buxhetore të Komunës së Malishevës, ku përfshihet regjistrimi i rastit në librin e amzës i të vdekurve, hapja e varrit, sigurimi i mjeteve të tjera për varrin dhe kufomën, me kosto të përgjithshme prej 200 eurosh” .

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit