Mourinho hidhet në sulm për futbollistin e Borussia Dortmund

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, pritet se do të jetë pjesë e lajmeve goxha gjatë kësaj vere, pasi pritet se do të bëjë disa ndryshime, madje edhe të mëdha tek “Djajtë e Kuq”.Mourinho duket se e ka gjetur një opsion për krahun e mesfushës dhe në “shënjestër” ka futbollistin e ri të Borussia Dortmund, 19 vjeçarin, Christian Pulisic.

Megjithatë raportohet se Mourinho nuk do të prekë arkat e United për këtë transferim, pasi shtypi briutanik pretendon se portugezi do të ofrojë marrëveshje shkëmbimi për klubin gjerman, duke i ofruar francezin, Anthony Martial, i cili është duke u ankuar tash e një kohë për minutat e pakta që ka pasur këtë sezon, sidomos pas ardhjes së Alexis Sanchez.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit