20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Tensionohet Haskuka: Ata që dëmtojnë fidanet kanë mendje kriminale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka si duket është bërë tejet nervoz me shkatërrimin e fidaneve në qytetin e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haskuka ka shkruar se ata që kanë dëmtuar fidanet kanë mendje kriminale.

“Nuk di çfarë psikopatologjie kriminale mundet me e shpjegu dëmtimin e fidaneve. Njeriu me të vërtetë duhet me qenë me mendje kriminale me shkatërru fidanet e reja në këtë menyrë. Shkatërimi i amnientit është krim”, ka shkruar Haskuka,shkruan Insajderi

I pari i Prizrenit ka ftuar qytetarët që të lajëmrojnë policinë kur shohin raste të tilla në qytetin e Prizrenit, ndërsa ka shtuar se mbrojtja e ambientit ëshët prioritet patriotik.

“Ftoj gjithë qytetarët të raportojnë rastet të tilla në polici apo në qendrën e thirrjeve 080019200. Mbrojtja e ambientit është prioritet patriotik”.

Më Shumë

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Lajmet e Fundit