Dy kokat e bandës

Dy drejtuesit e grupeve kriminale në Fier, zotërojnë biznese në këtë qytet. Met Kanani dhe Bilbil Heqimi rezultojnë të kenë në pronësi të tyre dy kompani private, ku kanë ushtruar aktivitet tregtar.

Në emër të Met Kananit, është kompania “Albtek”, e cila është një kompani që kryen aktivitet në fushën e elektronikës. Kanani e zotëron këtë kompani 100 për qind, ndërkohë mësohet se në 21 prill 2014, ai ka pezulluar aktivitetin tregtar të kësaj kompanie.

Ndërsa drejtuesi tjetër i këtij grupi kriminal, biznesmeni Bilbil Heqimi, rezulton se zotëron kompaninë e veshmbathjeve “ANDREA & MISTJAN”.

Fillimisht këtë kompani Heqimi e ka hapur me një shtetas Italian, por më pas të gjithë kapitalin e saj e ka zotëruar vetë. Kompania ka si objekt të veprimtarisë së saj, përpunimin e veshmbathjeve.

Më Shumë

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një gruaje në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 2 korrik rreth orës 11:30...

Lajmet e Fundit