10.7 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Poezi të shkëputura nga vepra e Kujtim Paçakut

DIALOG

Nënë,
Tenda na është çjerre
Me se do ta arnojmë?
Me një cohë qielli, bija ime…
Nënë,
Zjarri na është fikur
A thua si do të ngrohemi?
Me rreze dielli, bija ime…
Nënë,
Bukë s’na ka ngelë më
Me se do të ushqehemi?
Me dromca këngësh, oj bija ime….

KËNGË E ZEZË

Nënë ku i kam vëllezërit
I kanë vrarë …
Po babai ku është nënë
Nuk u kthye …
As qeni i shtëpisë nuk dëgjohet
E helmuan …

Nënë këndoma një këngë
Zëri më është shtjerrë o bir …
Më jep pak bukë nënë
S’kemi asnjë dromcë …
E cdo të hamë sonte moj nënë
Do të kafshojmë dhimbjen tonë
E do të dehemi me lotë …

SI BËHET KËNGA ROME

Merre nje grusht dhimbje
Shto ca pika loti
E pak pluhur rrugësh të pasosura
Pak arome stinësh të harruara
Në fund i shton erëza djegëse dashurie
Dhe i hedh ca yje përsipër
Dhe e le të piqet
Të piqet në zjarr të shpirtit
deri në agim …

FARKËTARI DHE HËNA

që nga agimi e rrahu çekanin mbi kudhër
patkonjtë i bëri gati për pazar
qoftë kjo ditë me bereqet!

në mbrëmje solli ca bukë në shtëpi
dhe një grusht sheqerkash shumëngjyrëshe

në mesnatë
vjen kënga e vjetër në shoqëri me Hënën
e nga gryka e shishes sikur del një zë:
“o detharinjaa nivar ma te aven!”
“mëngjeset kurrë mos ardhshin!”

Më Shumë

Prizreni pret derbin e madh: Liria sfidon lideren Vushtrria

Sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të Ligës së Parë të Kosovës, ku Liria pret lideren...

Final 4 i Ligës Unike të femrave në Prizren

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike Femrat të mbahet në qytetin e Prizrenit, me...

Lajmet e Fundit