Amaneti i Kujtim Paçakut me poezi: Më varrosni në këmbë

Përfaqësuesi i komunitetit rom, në Kuvendin e Kosovës, Kujtim Paçaku, i cili ka ndërruar jetë, njihej edhe si poeti që shkruante me ndjeshmëri të madhe për jetën dhe dashurinë rome në Kosovë.
Përmes poezisë Paçaku la një amanet. Dëshirën e fundit për përcjelljen në botën tjetër. Kërkoi që ta varrosin në këmbë.

Kjo është poezia si testament që la pas vetes Paçaku.

Testament

Kur të vie ajo ditë

E fundit, në tepihun e jetës sime

Ju lus:

Së paku atje të qëndroj

V

E

R

T

I

K

A

L

I

SH

T

Meqë gjithë jetën

S’më lanë se s’më lanë të ngrihem në këmbë!

 

Më Shumë

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit