2-vjeçarja në luftë me vdekjen

Një 2-vjeçare nga Dibra është dërguar në spital në gjendje të rëndë pasi është rrëzuar nga shkallët e pallatit.

Ajo ishte duke luajtur në shkallët e katit të dytë, kur është rrëzuar duke marrë lëndime serioze.

Familjarët e kanë transportuar menjëherë në spital, ndërsa mësohet se gjendja e saj është e rëndë.

“Më datë 16.05.2018, është aksidentuar duke luajtur në shkallët e katit të dytë në banesën e saj, shtetasja e mitur H.B, vjeç 2 e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidental”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit