3.9 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Pesëqind persona të pickuar nga rriqrat në tri komuna të rajonit të Prizrenit

Komunat e rajonit të Prizrenit vazhdojnë që të jenë më të prekurat nga pickimet e rriqrave.

Nga 870 raste të pickimeve që janë regjistruar në nivel të Kosovës afro 500 raste të tilla kanë ndodhur në tri komuna të rajonit jugor, përkatësisht në Malishevë, Suharekë e Rahovec.

Autoritetet e këtyre komunave kanë bërë të ditur se situata epidemiologjike është nën kontroll dhe se nuk ka ndonjë rast të raportuar me infektim nga virusi i etheve hemorragjike krime- kongo (EHKK) dhe se janë ndërmarrë aktivitete vetëdijesuese, sidomos me nxënës në shkolla.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga shkurti deri në mesin e muajit maj të këtij viti janë raportuar 870 raste të pickimeve nga rriqrat në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

“Numri më i madh i pickimeve janë nga Komuna e Malishevës 251 raste, Suhareka 197 raste, Klina 140 raste, Rahoveci 46 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së. Ky institut ka theksuar se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë raportuar një numër pak më i lartë i rasteve të pickimeve, por ka siguruar se situata epidemiologjike me EHKK është nën kontroll të plotë dhe nën mbikëqyrje në të gjitha vatrat e infeksionit dhe se bashkë me mjekët dhe punëtorët shëndetësorë të QKMF-ve në Malishevë, Rahovec, Klinë, Suharekë, Gjakovë, po mbikëqyrin dhe hulumtojnë të gjitha vatrat, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave fqinje: Lipjan, Drenas, Skenderaj, Prizren, Dragash.

Më Shumë

Aksion i FPSRK-së në rajonin e Prizrenit, hapen tri kallëzime penale për peshkim ilegal

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksione në terren në disa zona të rajonit të Prizrenit, me qëllim luftimin...

Vëllaznimi – Liria, sot derbi për Superligë

Pas një kohe të gjatë, sot të gjitha rrugët e qytetit çojnë drejt stadiumit “Shani Nushi” në qytetin e Gjakovës, ku Vëllaznimi rikthehet të...

Lajmet e Fundit